Arsenal feston golin e Saliba

Sport

Premier League/ Chelsea fiton 3-4 derbin kundër Tottenham dhe sheh nga kreu! Arsenali gabon kur s'duhet, Fulham e barazon 1-1

8 Dhjetor 2024, 17:41| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 19:52

  • Share

Premier League në Angli vijoi këtë të diel me ndeshjet e javës së 15-të, të cilat dhuruan surpriza. Arsenali u ndal 1-1 nga Fulham, barazim edhe në Leicester, ndërsa Bournemouth siguroi tri pikë në udhëtim. Në 17:30 Chelsea fitoi 3-4 me përmbysje derbin e Londrës kundër Tottenham dhe sheh nga kreu.

Chelsea me Marescan në stol po bën një sezon për t'u marrë shembull në Premier League. Blutë fituan me përmbysje 3-4 në derbin e Londrës kundër Tottenham, duke marrë vendin e dytë dhe duke i shkaktuar Spursave humbjen e shtatë sezonale dhe të dytën radhazi.

Tottenham shënoi dy gola të shpejtë me Solanke dhe Kulusevskin duke e gjetur veten në epërsi të dyfishtë pas 11 minutave lojë, kjo pas dy gabimeve të Cucurellas. Chelsea "u zgjua" dhe shënoi me Sancho në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Palmer (dopietë) dhe Enzo Fernendez për përmbysjen e madhe. Në fund Son shënoi golin e tretë për Spurs, por që shërbeu sa për statistika.

Me 31 pikë Chelsea mban vendin e dytë duke lënë pas Arsenalin dhe sheh para vetëm Liverpoolin (një ndeshje më pak) me katër pikë më shumë. Spurs me 20 pikë mbetet në pozitën e 11-të.

Në "Craven Cottage" Fulhami ndali në barazim 1-1 Arsenalin, me "Topçinjtë" që bëjnë një hap pas në garën për të kapur Liverpoolin kryesues. Vendasit kaluan në avantazh pas 11 minutash lojë me Raul Jimenez, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin e dytë Saliba vendosi ekuilibrin në minutën e 52 dhe paçka se Arsenal kishte kohë të mjaftueshme në dispozicion, nuk mundi të gjente golin e fitores. Me 29 pikë Arsenal mban vendin e dytë, gjashtë më pak se kryesuesit e Liverpool.

Bournemouth fitoi 1-2 në fushën e Ipsuich. Ishin vendasit që shëuan me Chaplin, ndërsa miqtë përmbysën me Unal në minutën e 87-të dhe Ouattara në 90+5.

Premier League, raundi 15-të:

E diel, 08 dhjetor 2024

15:00

Fulham 1-1 Arsenal

Ipsuich 1-2 Bournemouth

Leicester 2-2 Brighton

17:30 Tottenham 3-4 Chelsea

Renditja:

Ora 19:29
Chelsea me hap kampioni, përmbys 3-4 Tottenhamin në derbi dhe futet 'në vallen' e titullit


Chelsea me Marescan në stol po bën një sezon për t'u marrë shembull në Premier League. Blutë fituan me përmbysje 3-4 në derbin e Londrës kundër Tottenham, duke marrë vendin e dytë dhe duke i shkaktuar Spursave humbjen e shtatë sezonale dhe të dytën radhazi.

Tottenham shënoi dy gola të shpejtë me Solanke dhe Kulusevskin duke e gjetur veten në epërsi të dyfishtë pas 11 minutave lojë, kjo pas dy gabimeve të Cucurellas. Chelsea "u zgjua" dhe shënoi me Sancho në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Palmer (dopietë) dhe Enzo Fernendez për përmbysjen e madhe. Në fund Son shënoi golin e tretë për Spurs, por që shërbeu sa për statistika.

Me 31 pikë Chelsea mban vendin e dytë duke lënë pas Arsenalin dhe sheh para vetëm Liverpoolin (një ndeshje më pak) me katër pikë më shumë. Spurs me 20 pikë mbetet në pozitën e 11-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?