Chelsea nderon kampionët e Liverpoolit

Sport

Premier League/ Brentford leksion Man. United, i mposht 4-3 me përmbysje! Chelsea fiton ndaj kampionëve të Liverpool, ndalen Newcastle dhe Tottenham

4 Maj, 18:23| Përditesimi: 4 Maj, 19:47

  • Share

Premier League e futbollit në Angli mbylli raundin e 35-të. Të dielën e 4 majit Liverpooli kampion i sapokurorëzuar u mposht 3-1 nga Chelsea. Manchester United u turpërua në Londër, teksa ngecën Newcastle dhe Tottenham.

Në Londër, Brentford mposhti 4-3 Manchester United duke u dhënë leksion "Djajve të Kuq". Djemtë e Amorim vinin nga një fitore 0-3 në Europa League kundër Bilbaos dhe nuk e prisnin këtë humbje, për më tepër duke kaluar të parët në epërsi me Mount pas 14 minutash lojë. Brentford përmbysi brenda pjesës së parë me autogolin e Shou dhe golin e Schade, ndërsa shënuan edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë me Schade dhe Uissa. United më pas u kujtua të reagonte vonë dhe shkurtoi me Garnacho dhe Diallo për rezultatin final 4-3.

Në "Stamford Bridge" Chelsea mposhti 3-1 kampionët e sapokurorëzuar të Liverpool. Enzo Fernandez zhbllokoi shifrat në minutën e tretë, ndërsa autogoli i Quansah në pjesën e dytë i dha epërsinë e dyfishtë vendasve. Ishte van Dijk që shkurtoi për Liverpool pesë minuta nga fundi, por Palmer u tregua i saktë nga penalltia në shtesën e gjashtë për të "vulosur" shifrat në 3-1. Nisja e sfidës pa "tunelin e nderit", aty ku Chelsea priti me nderime kampionët e Liverpool.

Barazim 1-1 mes West Ham dhe Tottenham. Spurs kaloi në epërsi me Odebert, ndërsa vendasit siguruan golin e barazimit me Bouen. Nga një pikë pas barazimit 1-1 ndanë edhe Brighton dhe Newcastle. Minteh shënoi për Brighton, ndërsa Isak barazoi për miqtë.

Premier League, raundi 35-të - E diel, 4 maj 2025:

Brentford 4-3 Manchester United

Brighton 1-1 Newcastle

West Ham 1-1 Tottenham

17:30 Chelsea 3-1 Liverpool

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?