Premier League e futbollit në Angli vijon me raundin e 37-të, ose të parafundit të sezonit 2024-25. Në "Amex Stadium" vendasit e Brighton mposhtën 3-2 Liverpoolin, për të surprizuar kështu kampionët e sapokurorëzuar të Premier League.
Përballja nisi mirë për miqtë e Slot që kaluan në epërsi me Elliott pas vetëm nëntë minutave lojë. Ishte Bradley Conor që pasi "shpërtheu" nga krahu i djathtë i dha një pasim shokut të tij që nuk mund të gabonte nga pranë portës. Në të 32 minutë Ayari barazoi për 1-1 pas asistit të shqiptarit Brajan Gruda. Ndërkohë në shtesën e parë një diagonale e fortë nga Szoboszlai përfundoi në rrjetë, me Liverpool që e mbylli në avantazhin 1-2 fraksionin e parë.
Edhe pjesa e dytë nisi me disa raste për kampionët e Anglisë, por Salah gaboi nga pranë portës dhe në një moment përfundoi vetë në rrjetë, duke dërguar sferën jashtë katërkëndëshit.
Kaq u desh që Brighton "të ndizej" dhe të barazonte me Mitoma në minutën e 69-të, pas një veprimi të bukur në zonë. Pesë minuta nga fundi i përballjes tifozët festuan golin e Hinsheluood që i dha Brighton tri pikë të plota.
Një javë nga fundi i sezonit Brighton mban vendin e tetë dhe në këtë pozitë do e "vulosë" këtë kampionat, pasi është shtatë pikë pas Notingham që shkon në Evropë. Nga ana tjetër kampionët e Liverpool kanë grumbulluar 83 pikë.
Këtë të martë Premier League mbyll raundin e 37-të me dy përballje. Duke nisur nga ora 21:00 Crystal Palace pret Wolves, ndërsa Manchester City kërkon tri pikët në shtëpi kundër Bournemouth, në garën për vendin në Champions League. Me 65 pikë "Qytetarët" ndodhen në pozitën e gjashtë dhe një fitore sot do i katapultonte në vendin e tretë.
Komente
