Premier League e futbollit në Angli zhvilloi ditën e parë të ndeshjeve të raundit të pestë. Me fillim nga ora 13:30 Chelsea fitoi 0-3 në udhëtim kundër Uest Ham. Ndërkohë te tri pikët dolën edhe Liverpool e Tottenham. Në fushë gjatë pasdites zbriti Man. United, që u ndal 0-0 në fushën e Crystal Palace.
Në "London Stadium" djemtë e Marescas u treguan të zotët që në minutat e para, me Chelsea që fitoi 0-3 kundër vendasve të Uest Ham. Nikolas Jackson në minutat 4 dhe 18-të, si edhe Palmer (asist i Jackson) në pjesën e dytë vendosën sfidën. Tanimë Blutë janë në ndjekje të Man. Cityt kryesues. Në këtë sfidë trajneri Maresca vendosi edhe një rekord, duke barazuar Guardiolën. Ai bëhet trajneri i parë që ka fituar tre ndeshjet e tij të para si udhëtues në Premier League që nga koha e Pep Guardiolës në 2016.
Në "Anfield", Liverpool fitoi 3-0 kundër Bournemouth duke marrë përkohësisht vendin e parë në klasifikim. Luis Diaz me dopietë dhe Darvin Nunez ishin autorët e golave te vendasit.
Në Londër, Tottenhami përmbysi 3-1 Brentfordin. Mbeumo shënoi për miqtë pas pak sekondave, ndërsa në 45 minutat e para "Spurs" u përgjigjën me Solanke dhe Johnson. Në fundin e ndeshjes Maddison "vulosi" tri pikët e Tottenham.
Tri pikë edhe për Aston Villan dhe Fulham, ndërsa Leicester dhe Everton u ndanë 1-1, njësoj si Southampton - Ipsuich.
Premier League, raundi 5:
E shtunë, 21 shtator 2024
13:30 Uest Ham 0-3 Chelsea
16:00
Aston Villa 3-1 Uolves
Fulham 3-1 Neucastle
Leicester 1-1 Everton
Liverpool 3-0 Bournemouth
Southampton 1-1 Ipsuich
Tottenham 3-1 Brentford
18:30
Crystal 0-0 Manchester United
Renditja: