Premier League e futbollit në Angli vijon këtë të diel me ndeshjet e radhës për raundin e tretë. Në 14:30 Chelsea dhe Crystal Palace barazuan 1-1, ndërsa Newcastle mposhti 2-1 Tottenhamin. Në "Old Trafford", Manchester United u mposht 0-3 nga Liverpool në Derbin e Anglisë.
Në "Stamford Bridge" Chelsea i Marescas u ndal 1-1 nga Palace në derbin e Londrës. Paçka se vendasit kaluan të parët në epërsi me Nicolas Jackson në minutën e 25-të, ishte Eze në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat. Një humbje, një fitore dhe një barazim për Chelsean këtë sezon të ri.
Në "St. James Park", Newcastle bëri gjithçka vetë dhe mundi 2-1 Tottenhamin. Vendasit kaluan në epërsi me Barnes në minutën e 37-të, para se autogoli i Burn të vendoste ekuilibrat në fraksionin e dytë. Isak në të 78 minutë vendosi fitoren e Newcastle në pjesën e dytë.
Në "Old Trafford" vendasit e Manchester United nuk mundën të ndalnin dot furinë e Liverpoolit, me miqtë që fituan 0-3 në Derbin e Anglisë. Arne Slot mposhti ten Hag në stol, me holandezët që u vendosën përballë me ide të ndryshme. Duhet theksuar se dy golat e parë të Liverpool erdhën pas dy gabimeve të Casemiros, me Salah që asistoi për Luis Diaz (2x). Ndërkohë që Salah në pjesën e dytë vulosi sfidën për 0-3. Me nëntë pikë pas tre ndeshjeve të para, Man. City dhe Liverpool prijnë tabelën e Premier League.
Premier League, raundi 3:
E diel, 01 shtator 2024
14:30
Chelsea 1-1 Crystal Palace
Neëcastle 2-1 Tottenham
17:00 Manchester United 0-3 Liverpool
Renditja: