Foto ilustruese

Premier League, La Liga dhe Ligue I kundër Superligës Evropiane! Bashkohet edhe FSHF-ja: Meritojeni në fushë

21 Dhjetor 2023, 21:33| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 01:30

  • Share

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot se UEFA dhe FIFA nuk mund të monopolizojnë futbollin dhe kështu ideja e një lige të re e quajtur "Superliga" mund të marrë jetë.

Ideja që dy vite më parë ishte një utopi, tanimë ka edhe mbështetje ligjore. Shumë nga "top-klubet" e Evropës janë kundër kësaj ideje dhe nuk do marrin pjesë nëse iu propozohet.

Premier League, La Liga dhe Ligue I kanë dalë me reagime kundër, teksa këtë ide mbron edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Premier League rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare. Futbolli lulëzon në konkurrencën e krijuar nga promovimi dhe rënia, kualifikimi vjetor i bazuar në merita nga ligat dhe kupat vendase në garat ndërkombëtare të klubeve dhe rivalitetet dhe ritualet e gjata që vijnë me fundjavat që rezervohen për futbollin vendas”, thuhet në komunikatën e anglezëve.

Javier Tebas, kreu i La Ligas në Spanjë mbështet UEFA-n dhe FIFA-n.

“Mbështetja jonë e plotë për UEFA-n. Theksojmë se vendimi nuk nënkupton njohjen e Superligës. Në kategorinë e parë do të ketë gjithmonë të njëjtat klube. Është një garë pothuajse e mbyllur”, ka thënë Tebas.

Edhe Ligue I është kundër Superligës.

“Liga Profesionale e Futbollit mbështet pa mëdyshje garat e organizuara nga UEFA. Asgjë nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin, besueshmërinë dhe prestigjin e garave evropiane siç organizohen prej më shumë se 60 vitesh”.

FSHF ka shpërndarë spotin e UEFA-s, me mesazhin: "Meritoje në fushë".

Në vendimin e gjykatës thuhet se "rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, që imponojnë miratimin e tyre për zhvillimin e garave alternative ndërmjet klubeve, siç është Superliga, duke i ndaluar skuadrat dhe lojtarët të marrin pjesë në to, janë të paligjshme”. Me pak fjalë gjykata e drejtësisë në Bashkimin Europian thotë se UEFA dhe FIFA nuk mund të jenë monopol në organizimin e garave europiane.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?