Dëmtimi i Martinez dhe festa e Arsenal

Sport

Premier League/ Arsenali 'shuplakë' Man. Cityt, e mposht 5-1! Man. United është për turp, Spurs fitojnë pas dy muajve

2 Shkurt, 17:20| Përditesimi: 2 Shkurt, 21:14

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 24-t. Kjo e dielë nisi me fitoren e Tottenham dhe Crystal Palace, ndërsa Manchester United është për turp. Sot spikati dueli i "Emirates", aty ku Arsenali mposhti 5-1 Manchester Cityn.

Në "Emirates" Arsenali mposhti 5-1 Manchester Cityn. "Topçinjtë" bënë që skuadra e Pep Guardiolës të dukej e vogël në fushë, mes gabimeve dhe ideve që munguan. Tanimë nuk është një risi, pasi City vijon me problemet për muajin e tretë radhazi, duke konfirmuar se cikli i disa lojtarëve në këtë ekip ka përfunduar.

U deshën vetëm disa sekonda që Arsenali të kalonte në epërsi me Odegaard, për t'i hapur rrugë fitores numër 14-të këtë sezon. Në pjesën e dytë Haaland barazoi shifrat, por gëzimi do zgjaste vetëm pak sekonda pasi Partey shënoi sërish për Arsenal, para se 18-vjeçari Lewis-Skelly të shënonte golin e tretë.

Në minutën e 76-të duhej Havertz që të shlyente gabimet e ndeshjes për golin e katërt. Në shtesë kishte vend edhe për realizimin e Nwaneri.

Në "Teatrin e Ëndrrave" vendasit e Manchester United u turpëruan 0-2 nga Crystal Palace për të dytin sezon radhazi. Miqtë shënuan në pjesën e dytë me dopietën e Mateta, për t'i "lënë targën" të kuqve dhe kaluar në renditje. Si të mos mjaftonte paraqitja skandaloze dhe vendi i 13-të, United humbi edhe Lisandro Martinez i cili doli me barelë dhe lot nga fusha pas një lëndimi që në pamje të parë është i rëndë.

Në Londër, Brentford u mposht 0-2 nga Tottenham. Spurs fitojnë pas gati dy muajve një sfidë në Premier League, duke bërë që të marrin frymë lirshëm. Autogoli i Janelt në pjesën e parë dhe Sarr në fundin e sfidës vendosën gjithçka.

Premier League, raundi 24:

E diel, 02 shkurt 2025

15:00 Brentford 0-2 Tottenham

15:00 Manchester United 0-2 Crystal Palace

17:30 Arsenal 5-1 Manchester City

Renditja:

Ora 21:13
Arsenali u shënoi 5 gola, habit Guardiola: Kemi luajtur shumë shumë mirë


Pas humbjes 5-1 nga Arsenali, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka habitur me deklaratën për mediet duke thënë se ekipi i tij luajti shumë shumë mirë.

“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta. Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone.

Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin dhe një devijim për golin e tretë.

Por pas kësaj, ne vazhduam të bënim çfarë duhet të bëjmë sa i përket lojës mbrojtëse dhe të ishim pak më të duruara. Kur luan në këtë mënyrë, ata mund të vrapojnë e padyshim do të ishin më të rehatshëm me 3-1, bëhej më e vështirë. Unë ndjej keqardhje për 15-20 minuta e fundit, pjesa tjetër ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë nga ne. Është e vështirë ta kuptosh këtë kur sheh rezultatin por kjo është ndjesia ime.

Ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, ne po japim shumë gjëra, jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të ndodhë, por ndodhi. Por ne reaguam shumë mirë dhe luajtëm me personalitet dhe u mbrojtëm aq mirë dhe më pas me topin në kontroll ishim kërcënues, por fatkeqësisht, pasi ndodhi i dyti, përsëri shumë herë patëm momentin e duhur. Ishte ai devijim dhe në situata të tjera që pësuam golat.

Duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Nuk mund të humbësh kontrollin, janë 90-95 minuta. Nuk mund të përfundosh në mënyrën se si luajtëm, ne mund të kishim shënuar edhe tre gola të tjerë, por skuadra duhet të jetë e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi”, tha për BBC pas sfidës Pep Guardiola.

Ora 19:22
VIDEO/ Arsenali 'thërrmon' Manchester Cityn, e mposht 5-1 në 'Emirates'


Në "Emirates" Arsenali mposhti 5-1 Manchester Cityn. "Topçinjtë" bënë që skuadra e Pep Guardiolës të dukej e vogël në fushë, mes gabimeve dhe ideve që munguan. Tanimë nuk është një risi, pasi City vijon me problemet për muajin e tretë radhazi, duke konfirmuar se cikli i disa lojtarëve në këtë ekip ka përfunduar.

U deshën vetëm disa sekonda që Arsenali të kalonte në epërsi me Odegaard, për t'i hapur rrugë fitores numër 14-të këtë sezon. Në pjesën e dytë Haaland barazoi shifrat, por gëzimi do zgjaste vetëm pak sekonda pasi Partey shënoi sërish për Arsenal, para se 18-vjeçari Lewis-Skelly të shënonte golin e tretë.

Në minutën e 76-të duhej Havertz që të shlyente gabimet e ndeshjes për golin e katërt. Në shtesë kishte vend edhe për realizimin e Nwaneri. Kësisoj Arsenal me 50 pikë qëndron në vendin e dytë, teksa City me 41 pikë në pozitën e katërt.

VIDEO E GOLAVE

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?