Premier League - Manchester City e ka nisur me fitore edicionin e ri të Premier League. The Citizens triumfuan në transfertë 0-2 ndaj Chelsea në Stamford Bridge.
I pari që shënoi për Guardiolën ishte bomberi Erling Haaland që zhbllokoi shifrat në të 18-ën.
Chelsea u mundua të kundërpërgjigjej dhe në fundin e pjesës së parë blutë e Londrës dërguan topin në rrjetë me Jackson, por goli u anulua nga VAR.
Në pjesën e dytë të lojës ishte radha e ishit të Chelsea, Mateo Kovaçiç që shënoi të dytin për Manchester City duke vulosur fitoren dhe tri pikët.
Javën e ardhshme City do të pres Ipswich, ndërsa Chelsa do të luajë në transfertë ndaj Wolves.