Mohamed Salah, lojtari i Liverpool

Premier League/ Salah jep lajmin shokues: Ky do të jetë sezoni im i fundit me Liverpool

1 Shtator, 22:24| Përditesimi: 1 Shtator, 22:28

  • Share

PREMIER LEAGUE - Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka deklaruar pas fitore së sotme të ‘The Reds’ ndaj Manchester United se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Anfield Road.

32 vjeçari sot në fitoren ndaj rivalëve nga Manchester shënoi 1 gol dhe dha dy asiste, teksa Liverpool mori 3 pikët me anë të fitores 0-3 në Old Trafford.

‘Kam pasur një verë të mirë, kam pasur shumë kohë të qëndroj me veten dhe të mendoj pozitivisht, siç e dini ky është sezoni im i fundit në këtë klub’, tha egjiptiani.

‘Dua vetëm ta shijoj. Nuk dua të mendoj për të, ndjej se jam i lirë të luaj football dhe do të shohim se çfarë ndodh vitin e ardhshëm.

‘Askush në klub nuk ka folur me mua lidhur me kontratën, kështu që Ok, do të luaj sezonin e fundit dhe do të shikojmë në fund të sezonit. Nuk është në dorën time.'

Liverpool refuzoi një ofertë prej 197 milion eurosh nga klubi Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite për Salah në shtator të vitit të shkuar.

Edhe pse kontrata e Salah është në mbarim, pasi në qershor skadon, trajneri Arne Slot thotë se nuk do të diskutojë mbi situatën e lojtarit.

‘Në këtë moment Salah është i yni dhe jam i lumtur që është njëri prej nesh’, thotë Slot. ‘Ai luajti mirë, por nuk dua të diskutojë për kontratën’.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?