Trofeu i Premier League

Sport

Premier League/ Sezoni i ri fillon në mes të gushtit, Man. United pret Arsenalin në javën e parë

18 Qershor, 10:58| Përditesimi: 18 Qershor, 11:05

  • Share

Premier League e futbollit në Angli ka zbardhur kalendarin për sezonin e ri 2025-26. Gjithçka nis të premten e 15 gushtit, me raundin e parë që ka në program edhe sfidën mes Manchester United - Arsenal. Sezoni do të mbyllet më 24 maj 2026, me njëzetë skuadrat që do zbresin në fushë në të njëjtën kohë.

Në pesë javët e para Manchester United i Amorim do të ketë një detyrë të vështirë pasi do të ndeshet me Arsenal (Java 1), Man. City (Java 4) dhe Chelsea (Java 5). Fillim i vështirë edhe për Man. City e Guardiolës, pasi do të ndeshet me Tottenham (Java 2), Man. United (Java 4) dhe Arsenal (Java 5).

“Topçinjtë” e Arsenal do të nisin fushatën e tyre në “Old Trafford” ku i pret United (Java 1), më tej në javën e tretë do të udhëtojnë drejt “Anfield Road” ku i pret Liverpool dhe më pas në javën e pestë do të presin në “Emirates”, Cityn e Guardiolës.

Kampionët e Liverpool hapin sezonim më 15 gusht kundër Bournemouth në "Anfield".

Java 1

E premte, 15 gusht
21:00, Liverpool - Bournemouth

E shtunë, 16 gusht - 13:30

Aston Villa - Newcastle United
Brighton & Hove Albion - Fulham
Nottingham Forest - Brentford
Sunderland - West Ham United
Tottenham Hotspur - Burnley
18:30, Wolverhampton - Manchester City

E diel, 17 gusht 
15:00, Chelsea - Crystal Palace
17:30, Manchester United - Arsenal

E hënë, 18 gusht 
21:00, Leeds United - Everton

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?