Ai di ta çoj mesazhin në zemër të procesit të artit. Gjuha e tij koreografike është vetë poezia e baletit modern. Mesazhi i tij të prek, e ndjen nuk është më një abstraksion.
Dy vepra të krijuara nga koreografi me famë botërore dhe origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj janë ngjitur këtë fundjavë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Premiera absolute e Angjelin Preljocaj me titull “Annonciation” u ngjit në skenë me trupën e baletit shqiptar dhe u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione nga publiku.
Më pas u shfaq edhe premiera e famshme e Preljocaj, “La Stravaganza”e vlerësuar nga kritika botërore për gjuhën poetike të trupit dhe stilin modern të koreografisë.
Shikuesit janë të emocionuar pas shfaqjes.
Carolina është e huaj dhe vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar të operës në Tiranë.
“Më pëlqeu aq shumë kjo shfaqje. Nuk e prisja, sepse për mua është hera e parë që unë vij në këtë teatër. Më pëlqeu shumë realizimi koreogafik dhe loja e balerinëve. Ishte një shfaqje e bukur ku përzihej modernia me klasiken” thotw ajo.
Ndërsa një vajzë e re shqiptare që jeton në Itali, dëshiron të shpreh emocionet e saj.
“Është një shfaqje që nuk ka një mesazh të qartë, por e ndjen së brendshmi. E bukura është se persona të ndryshëm e përjetojnë në mënyrë të ndryshme. Të gjithë balerinët ishin shumë të mirë. Është një shfaqje emocionuese për këdo që e sheh”
Angjelin Preljocaj ia ka dhuruar Teatrit të Operës dhe Baletit krijimtarinë e tij me rastin e inaugurimit të rikonstruksionit të këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare.