Premiera e filmit 'Liqeni im', Gjergj Xhuvani 'mbledh' publikun në amfiteatër me veprën e fundit (VIDEO)

20 Shtator 2020, 13:43| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 15:27

  • Share

Si rrallëherë, në këtë kohë pandemie publiku i kinemasë kishte zgjedhur për të frekuentuar mbremjen e djeshme Amfiteatrin e Liqenit. Për herë të parë, filmi "Liqeni im" i Gjergj Xhuvanit u shfaq premierë rajonale në Tiranë.

Organizatori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Agron Domi, rrëfen se ky realizim kinematografik vjen si një homazh në këtë edicion të 18-të për regjisorin e ndjerë, që u shua në moshën 56-vjeçare nga jeta një vit më parë. Ngjarjet në film zhvillohen në Liqenin e Prespës.

Kristo është vetëm 14 vjeç. Tema e esses, për të cilën duhet të shkruajë është "Liqeni im".  Inteligjent dhe i mprehtë, fjalët që ai zgjedh të shkruajë janë: "Liqeni mund të të ofrojë gjithçka, nëse di të kërkosh". Jeta e tij në fshat, në bregun e Prespës, aty ku ndahen kufijtë e 3-vendeve ballkanike- Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë merr tjetër rrjedh.

Kristo kthehet në një transportues marjuanë me varkën e tij dhe përshkon ujërat e liqenit duke transportuar pakot e drogës nga Shqipëria në pjesën maqedonase.

Ngjarja nis dhe përfundon me Kriston, duke shkruar essen për liqenin, qe sipas Kristos liqeni u jep atyre që dinë të kërkojnë.

Në filmin "Liqeqni Im” me skenar dhe regji të Xhuvanit, luajnë aktorët: Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia Zogu, Julinda Emiri, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Mariana Deti.

Deri në datë 25 shtator TIFF do  të prezantojë 108 filma deri në datë 25 shtator në Amfiteatrin e Liqenit dhe do mbyllet me “Willow” të Milcho Manchevski-t.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?