Çelja e sezonit të ri në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), ka përfunduar me një incident në skenë ku e dëmtuar mbeti sopranoja e njohur, Eva Golemi.
Eva Golemi, e cila luante personazhin e Violettës, është 'tradhtuar' nga partneri i saj në skenë. Ka qenë momenti kur ajo po luante aktin e fundit dhe duhet të binte në krahët e Alfredos, personazhi që interpretohej nga tenori meksikan Mario Rojas, i cili në fakt ndodhej disa metra larg saj.
Kolegu u afrua vetëm pasi Eva Golemi u rrëzua në skenë. Për një moment spektatorët menduan se e gjitha ishte skenike ndërsa menjëherë nga stafi u lajmërua ambulanca dhe Eva Golemi u dërgua menjëherë në spital.
Nga ekzaminimet shëndetësore, rezultoi se fatmirësisht sopranoja nuk ka pësuar dëmtime serioze shëndetësore ndërsa iu rekomandua nga stafi mjekësor një pushim prej 10 ditësh. Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga Teatri Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili përmes një njoftimi për mediat bën me dije se sopranoja është fazë rikuperimi dhe se rrëzimi nuk ka pasoja serioze për shëndetin e saj.
"Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze", thuhet në reagimin e TKOB.
Tashmë Eva Golemi nuk do të jetë pjesë e shfaqjeve të tjera teatrale të veprës ‚La Traviata‘.
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pasi sopranoja Eva Golemi pësoi një incident në skenë, duke u rrëzuar dhe më pas përfundoi në spital.
Përmes një komunikatë për mediat, TKOB bën me dije se sopranoja Eva Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
Postimi i TKOB:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.
Komente
