Premio e padëgjuar në Shqipëri, Halili nuk kurset për historinë e Tiranës në Europa League

1 Tetor 2020, 16:35| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 16:38

  • Share

Futbollistët e Tiranës do të luajnë sot jo vetëm për të bërë historinë, pasi në rast fitoreje do të kualifikohen në grupet e Europa League, por edhe për mbushur xhepat me shifra të majme. Kjo pasi presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili njihet për zemergjërësinë e tij, ka vendosur premio afërsisht 30 mijë për çdo lojtar në rast se sot Tirana fiton në ‘play-off-in’ e Europa League.

Nuk dihet me saktësi nëse kjo shifër është vetëm për lojtarët e formacionit apo për të gjithë skuadrën, por sidoqoftë premio është ekzaltuese. Shifra të tilla janë të konsiderueshme edhe në Europë, por për Shqipërinë janë të padëgjuara më parë. Mbetet për t’u parë në orën 20:30, nëse lojtarët bardheblu do t’i bëjnë këto para të tyret dhe nëse Tirana do të dalë.

Në rast kualifikimi vetëm për pjesmarrëjen në grupe Tirana do të përfitojë deri në 4 mln euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 01/10/2020 18:00

    Ky eshte kokrra mashtrusit.te laj borxhet i her qe i ka me vite.turp per key klub su Tirona qe ko ket palaco president

    Përgjigju
  • Ben: 01/10/2020 17:08

    Ridi,e para punes nuk ka pare,sigurisht qe e di qe nuk munden te kualifikohen,dhe futja shperblimit.Inshallah kualifikohet Tirona,se eshte super pare per forcimin e klubit,per shperblimin me kismet.

    Përgjigju
  • Tirona: 01/10/2020 16:47

    Nese futbollistet fitojne dhe e marin kete premio, secili futbollist duhet te paguaje taxen nga fitimi qe marin,shteti nuk duhet te toleroje nese ky shtet don te futet ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?