Ilir Meta gjatë takimit në Tropojë

Premtimet e fryra të Metës nga vendlindja e Berishës: 200 euro për lopë, 60 euro për çdo dele e dhi, 10 mijë euro grant dhe 5 vite pa taksa!

8 Gusht, 10:52| Përditesimi: 8 Gusht, 11:26

  • Share

Tropojë- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat në Tropojë, duke folur për keqqeverisjen dhe premtuar subvencione deri në trefish të larta në bujqësi për blegtorët dhe fermerët.

Ai tha se do jepen 200 euro për çdo kokë lopë, nga 80 euro që është aktualisht dhe kufiri i financimit do të ulet në 3 krerë nga 10 krerë që është aktualisht.

“Për çdo kokë dele apo dhi ne do të japim një pagesë prej 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht”, u shpreh Meta

Ish-presidenti i vendit akuzoi kryeministrin Edi Rama se “ka lënë perlat turistike të Tropojës pa rrugë”, pasi sipas tij, “nuk ka mundësi të pastrojë paratë me resorte”. Teksa u shpreh se do vjonte takimet derë më derë e qytet më qytet, për t’i njohur me “5 prioritetet e partisë dhe 4 milionë shqiptarë plus”. Ai e quajti programin e partisë së tij si konkret dhe që do ndalojë shpopullimin e vendit.

"Bujqësia dhe blegtoria janë prioritet kryesor për Partinë e Lirisë. Do të mbështesim me 10 mijë euro grant për krijimin e një ferme të re dhe përjashtim nga taksat për 5 vite”, tha kreu i PL, duke shpjeguar se qëllimi është të rriten investimet dhe prodhimi vendas.

Në fund ai atakoi qeverinë edhe për gjendjen e rrugëve, duke ngritur akuza për abuzime:

"Gjendja skandaloze e rrugës Laç-Vau i Dejës për në Koman, rruga e tmerrshme drejt Dobërdolit, po kështu drejt Currajt të Epërm, drejt Geghysenit e të tjera si këto janë një pengesë dhe kosto e madhe për zhvillimin e vrullshëm të turizmit në këtë parajsë të Alpeve tona. Vetëm bakshishi prej 50 milion euro që Edi Rama mori nga shtesa fiktive e kostos së tunelit të Llogarasë do të mjaftonte për të bërë të gjitha rrugët e Tropojës”.

Kujtojmë se Partia e Lirisë momentalisht me 3 deputetë në Parlament; Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe ish-kryetarja Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, me të cilën ky i fundit është edhe në proces divorci në Gjykatë.

Meta ishte i shoqëruar në këtë tur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, Sekretarin Digjital, Sokol Ponari dhe këshilltari bashkiak, Bes Gjonaj.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2024 02:58

    /Plani dy vjecar do na sjelle begatine./-/Perballimi/-1976.Tani do te na sjelle begatine plani i Metes!

    Përgjigju
  • Tedi: 08/08/2024 19:37

    Bravo Lir per pertinent bombe , po ku do to gjesh keta para ? Apo puno qorri dhe han horri !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?