Presidenti filipinez Rodrigo Duterte

Bota

Premtimi i çuditshëm i presidentit filipinez: Nëse bëni foto me Zotin, dorëhiqem

7 Korrik 2018, 17:52| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 17:59

  • Share

Presidenti filipinez Rodrigo Duterte ka premtuar se do të japë dorëheqjen menjëherë nëse ndonjë i krishterë mund t'i provojë atij se Perëndia ekziston.

Më duhet vetëm një dëshmitar që do të thotë se kam një foto me të edhe unë dorëhiqem.

Presidenti i Ishujve Filipine, Rodrigo Duterte

Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari ka kritikuar grupet e krishtere dhe perëndinë e tyre. Në qershor, Duterte e quajti Perëndinë një budalla gjatë diskutimit rreth historisë biblike të krijimit.

Si përgjigje, grupet e krishtera e akuzuan atë për fyerje dhe i kërkuan që të kërkonte falje. Kërkesë të cilës presidenti iu përgjigj se nuk do ta bënte në një milion vjet.

Duterte sapo ka festuar vitin e tij të dytë në krye të detyrës, por sipas kritikëve me sulmet e shpeshta që i ka bërë komunitetit të krishterë ndoshta nuk e sheh fundin e mandatit gjashtëvjeçar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?