Premtimi i Këlliçit për transport falas/Papa: Naive, e parealizueshme! Dalipi: Qesharake

12 Prill 2023, 18:00| Përditesimi: 12 Prill 2023, 18:41

  • Share

TIRANË- Kryesuesja e listës së PD për Këshllin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa e ka cilësuar naive premtimin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi për transport publik falas. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se është i parealizueshëm.

“Një propozim pak i çuditshëm, sa i përket identitetit të së djathtës. Një pragmatizëm elektoral, më duket pak naive dhe e pa realizueshme”, tha Papa.

Të njëjtën mendim ka pasur edhe kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi.

“Qesharak, një propozim që nuk thotë asgjë, ne kemi transport falas për studentët dhe personat me aftësi ndryshe në Tiranë dhe kemi një çmimin minimalist. Nuk qëndron në asnjë rast se është çmimi më i ulët në rajon, dhe nuk ka lëvizur prej shumë vitesh. Ka pasur tentativw për të rritur çmimin e biletave, nuk është pranuar”, tha ai.

Në Report Tv, Papa ka zbuluar se programi elektoral i Roland Bejkos për Tiranën është gati dhe ka 15 pika kryesore.

“Kërkohet nga Bejko një aktivizim total, jo vetëm i anëtarësisë, duan një program një alternativë të djathtë. Ndjej dhe një lloj përgjegjshmërie për t’u shpejtuar alternativën e PD. Sot programi është gati, po shkon për t’u shtypur, janë 15 pika”, tha ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?