Futbollisti dhe qeni i tij

Premtoi 30 mijë dollarë shpërblim për qenin e humbur, futbollisti nuk paguan, detyrohet nga gjykata

25 Dhjetor 2021, 21:29| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 21:30

  • Share

Një premtim i dhënë në kushte dëshpërimi se kushdo që do të gjente qenin e tij do merrte 30 mijë dollarë shpërblim ka çuar në gjyq ish futbollistin e Liverpool, Daniel Sturridge, pasi nuk mbajti fjalën e dhënë.

Futbollisti që tashmë luan në Australi kërkoi ndihmë disa kohë më parë se qeni i tij pomeranian i quajtur Lucci ishte vjedhur nga shtëpia në Los Angeles dhe për këtë arsye ofroi një shpërblim.

Reperi Foster Washington, i njohur me emrin e artit Killa Fame deklaron se e gjeti qenin e Daniel dhe ia çoi në shtëpi, por nuk u pagua asnjëherë.  Për këtë arsye ai e dërgoi çështjen në gjykatë, e cila ka vendosur në favor të tij.

Furbollisti është urdhëruar nga një gjykatë që të paguajë 30 mijë dollarë personin që gjeti qenin e tij të humbur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?