Kosova & Rajoni

Premtoi se do të kontribuonte për Notre Dame, zbulohet shifra: Ja sa para do të dhurojë Kosova

18 Prill 2019, 13:53| Përditesimi: 18 Prill 2019, 14:22

  • Share

Kosova dhuron 20 mijë euro për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame, e cila u shkrumbua nga flakët disa ditë më parë.

Ditën e djeshme, në një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert, kryeministri Haradinaj tha se në listën e gjatë të dhurimit të parave për rindërtimin e Katedrales do të jetë edhe Kosova, por nuk ka dhënë një shifër konkrete se për sa bëhet fjalë . Sot mësohet se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me 20 mijë euro, para të cilat do të ndahet nga kategoria e shpenzimeve rezervë.  Një ditë më parë, listës së dhuruesve, iu shtua edhe Shqipëria, e cila kontribuoi me 100 mijë euro.

Kryeministri Emmanuel Macron ka hapur një fushatë për grumbullimin e fondeve. Deri më tani janë dhuruar më shumë se 800 milion euro janë mbledhur nga e gjithë bota për restaurimin e Katedrales 850- vjeçare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?