Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha

Politikë

Premton rritje të pagës minimale, Rama ‘tallet’ me Bashën publikon videon me Mr. Bean

22 Shkurt 2021, 12:57| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 13:16

  • Share

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për premtimet e tij lidhur me rritjen e pagës minimale.

Përmes videos Rama na kujton premtimet e Bashës, për rritjen e pagës minimale ku fillimisht ka thënë se ajo do të rritet në 32 mijë lekë te reja, ndërkohë së fundmi e ka ndryshuar këtë shifër në 36 mijë lekë të reja.

Në videon e postuar herë pas here shfaqet edhe personazhi i njohur humoristik Mr. Bean duke e bërë atë edhe me ironike.

 

J.GJ./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?