'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve

2 Maj, 21:20| Përditesimi: 3 Maj, 07:07

  • Share

Politikanët përballë drejtësisë! Paraqitja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në SPAK, dy ditë më parë ishte temë e diskutimit në emisionin Frontline në Report Tv. Lidhur me hetimet që po kryen prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen dhe do të thirren në SPAK, ditën e hënë.

‘SPAK është sulmuar nga gjithë spektri politik shqiptar. Berisha është i izoluar, të tjerët mund të izolohen. Në një shtet demokratik nuk mund të arrestohet e gjithë opozita, ndërsa të parët që kanë sulmuar SPAK është kryeministri. Një herë e ka sulmuar se duhet të godisni edhe djathtas jo vetëm majtas...Kur kërcënon partia shtet SPAK-u merret peng. Duhet të mbështet SPAK, nga të gjitha strukturat. Kërcënimi për drejtësinë është real. Nuk vjen nga ata që nuk janë të implikuar, vjen nga të implikuarit. Kërcënimi më i madh i vjen nga shteti pasi shteti dhe pushteti janë të inkriminuar, pasi zinxhiri po u shtrëngohet. Nuk e ka mbështetur Erion Veliaj SPAK-un.Kanë dhënë dorëheqjen drejtora dhe drejtoresha në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të cilat do të ikin në SPAK deri të hënën.’- tha Prençi.

Prençi tha më tej se: Drejtori aktual që ka qenë deri më sot i ujit të Bovillës. Janë 7 persona në hetim nga SPAK prej atij drejtori.

Por anëtari i këshillit bashkiak në bashkinë Tiranë, Halit Valteri i cilësoi deklaratat si ëndrra që thuhen nga ballkoni i Sali Berishës. Valteri tha se Veliaj ka bërë padi në SPAK për analistët që kanë kërkuar favore të ndryshme.

‘Ëndrra që thuhen nga ballkoni i Saliut. S'ka asnjë dorëheqje. Kjo është gjoba e radhës. Sa kohë që Erion Veliaj nuk është i akuzuar, lë të shkoj ta bëjë burgun. T’i vendosim gjobat politikanëve nga studio e tv është keqinterpretim për ti vënë gjobë kryebashkiakut të radhës. Veliaj i ka denoncuar dhe ka padi në SPAK për këtë punë, për analistë që kanë kërkuar favore të ndryshëm.’- tha Valteri.

Ora 23:00
'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

 

Influencër të lidhur me çiftin Kryemadhi-Meta të cilët po hetohen për pasurinë nga Prokuroria e Posaçme, janë kontrolluar nga agjentë të BKH-së. Kështu bëri me dije gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin Frontline në Report Tv, ku tha se është kryere kontrolli i banesës së një influencuesit, pasi nuk justifikon shtëpinë.

‘Influencër të lidhur me metën janë kontrolluar nga BKH. Kemi kontrollin e banesës, pasi nuk justifikon shtëpinë. Oficerët e BKH-së kanë shkuar dhe kanë marrë kartelat në kadastër, kanë marrë kartelat e pasurisë të lidhura me numëratorin telefonik që i është gjetur Kryemadhit.’- tha Lita.

Nga ana tjetër gazetari Sokol Bregu tha se dosja CEZ-DIA është mbyllur, dhe tani pritet që SPAK të marrë masë sigurie.

‘CEZ DIA është mbyllur. Tani pritet që SPAK të marrë masë sigurie. GJKKO e rrëzoi... ka të drejtën të mbajë 15 ditë një kërkesë. Valteri thotë çështja e lobimit, por nuk mendoj se është mbyllur. CEZ-Dia është e mbyllur. Nuk flitet për Kastriot Ismailajn, por për dy persona të tjerë që kanë bërë deklarata, i bie e kanë rënduar pozitën e tij pasi Meta i deklaroi si sufllaqexhinj. Dosja është mbyllur nëse e dërgon a e pushon kjo është çështje tjetër.’- tha Bregu.

Ora 22:38
‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

 

Gazetari Lavdrim Lita në emisionin Frontline në Report Tv thotë se qytetarët i dinë politikanë në rang të lartë se janë të korruptuar. Sipas tij qytetarët e dinë se kush politikan ka vilë me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit.

‘Xhafaj jep garanci, se secili duhet të jetë i pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë vendimin. Problemi është se qytetarët shqiptarë, politikanët sidomos ato lart fare i konsideron të fajshëm. E dinë atë personin ka vilë me13 banjo në Gjirin e Lalëzit. Qytetarët e dinë i kanë sytë në ballë, dhe i konsiderojnë të fajshëm. Mbështetja e SPAK-ut në 80% të qytetarëve tregon se ka akoma shpresë sado në komisione ‘ad hoc’ që duan t’ja mbyllin gojën SPAK. Kanë çuar një draft për të ndryshuar reformën në drejtësi.’- tha Lita.

Ora 22:26
Valteri: Tiku, ti vdes të bëhesh si Veliaj! Lapaj: Më erdhe e mu prezantove si mik i Berishës

 

Anëtari i këshillit bashkiak në bashkinë e Tiranës, Halit Valteri, në emisionin Frontline në Report Tv ka debatuar në me kreun e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapajn. Valteri tha se Lapaj vdes të bëhet si Veliaj. Lapaj tha se ai i është prezantuar disa vite më parë si mik i Sali Berishës.

Valteri: Ke idhull Erjon Veliajn! Vdes të bëhesh si Erion Veliaj, idhull e ke!

Lapaj: Unë e kam përballë! Të kam njohur në një situatë që mu prezantuat si nipi i Sali Berishës dhe erdhi të bëjë fushatë për Salianjin në Sarandë.

Ora 22:15
'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët

 

Gazetari Sokol Bregu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se përkufizimi i Erion Veliajt si ‘koleg’ për prokurorët e SPAK, tregoi se respekton reformën në drejtësi dhe nuk e anatemoi. Bregu tha se Veliaj, ka ndikim të madh edhe të ambasadorët.

‘Dumani për momentin që është bërë njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri. Është qendra e vëmendjes dhe për shkak dhe të gjithë zhvillimeve. Sa i përket deklaratave, unë mund të lexoj ndryshe edhe çështje e kolegëve të Velijat. Është njeriu me ndikimin më të madh te ambasadorët dhe këtë e kemi parë. Ndërkombëtarët e kanë më shumë dëshirë takimet me të dhe mënyrën për ta mbështetur. Në këtë lloj formë ai pas takimit, foli për ndërkombëtarët që do të thotë se ai nuke sulmoi drejtësinë, reforma në drejtësi respektohet spo e anatemoj. Po thirret në SPAK jo Erion Veliaj, por kryetari i bashkisë më të madhe të vendit. Në pozicionin e tij politik që pas vitit 2007 është personi i dytë më i rëndësishëm i vendit. '- tha Bregu.

 

Ora 21:48
“Ti ke shitur mandatin e demokratëve me para”, Prençi përplaset me Valterin! Këshilltari bashkiak: Sa kohë të ketë përballë ty Veliaj, fiton ditë e natë

Anëtari i këshillit bashkiak në Tiranë me Partinë Socialiste Halit Valteri dhe ish-drejtori Emergjencave Civile Shemsi Prençi janë përplasur në emisionin Frontline në Report Tv.

Prençi: Ku punon ti? S’të ka thënë njëri ndonjëherë punë e marë. Ke shitur mandatin e PD-së me para. Ty të ka zgjedhur avokat Veliaj?! Njeri më pa vlera ti je!

Valteri: Po ti punon për Liken dhe Monën. Do shkoj në burg mbasi të shkojë Ilir Meta, pronari yt! Sa kohë të ketë ty përballë Veliaj do të fitojë gjithë ditën dhe gjithë natën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teo: 03/05/2024 10:03

    Ka ardhur koha e Haliteve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?