Dy persona procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen për krime mjedisore. Ata janë konstatuar nga specialistët mjedisor duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet si dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës për lëndën drusore.
Gjatë hetimeve dhe monitorimeve në terren , struktura mjedisore në Berat kanë evidentuar dy raste të krimeve mjedisore.
Konkretisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë S. R., 57 vjeç, pasi në fshatin Sinjë, Berat u konstatuan 120 m3 lëndë drusore në pronësi të tij, e prerë në mënyrë të paligjshme.
Personi i dytë i proceduar penalisht është F. Q., 32 vjeç, pasi në fshatin Zhitom, Berat u konstatua nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Rastet e tyre janë referuar në prokurori, ndërsa vijon monitorimi për goditur rastet që kryejnë krime mjedisore.