Kronikë

Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme në Fier dhe Berat, procedohen penalisht 3 persona

16 Nëntor 2021, 13:05
  • Share

3 persona po hetohen në gjendje të lirë, pasi akuzohet se kanë dëmtuar mjedisin duke prerë pyjet në mënyrë të paligjshme. Në Berat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë M.H., 46 vjeç, banues në fshatin Velmish, Berat dhe A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi u kapën duke transportuar me mjetet e tyre lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

 Po ashtu edhe gjatë një aksioni në Fier, u procedua penalisht Xh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e Semanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?