2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë preje yjet ë zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec. Arrestimet ndodhën pas hetimeve disamujore, ku gjatë operacionit të koduar “Mokra”, u arrestua A. B., 43 vjeç (me detyrë inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec), A. Xh., 35 vjeç, (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve), si dhe u proceduan penalisht shtetasit F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.
Të 4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë. A. B inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme. Ndërsa 35-vjeçarin A. Xh u kap në rrugën Vërdovë-Pogradec duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.