Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona në Mat, pasi në mënyrë të paligjshme kanë prerë sipërfaqe të mëdha pyjesh në vendin e quajtur 'Linos-Guri i Bardhë", pjesë e zonës së mbrojtur me ligj.
Imirjan Baleta, është kapur duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga policia. I arrestuari i dytë, Xhemal Meta u kap duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore
Materialet i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.