Kristi Prenga fiton me knock-out ndaj senegalezit Aldo Colliander

Sport

Prenga mposht me nokaut boksierin suedez, spektakël në sytë e shqiptarëve në Kanada

17 Dhjetor 2018, 21:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 21:17

  • Share

Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk di të ndalet. 27-vjeçari i lindur në Mirditë mbrëmë ka mposhtur me knock-out boksierin senegalez që lufton për flamurin e Suedisë, Aldo Colliander.

Në këtë përballje për peshat e rënda të mbajtur në Kanada, Prenga ishte superior pothuajse përgjatë gjithë sfidës. Pika kulminante ishte nokauti që i dha shqiptarit fitoren e 9 në 10 ndeshjet e tij në boksin profesionist. 

Ajo që e bën edhe më të madhe këtë fitore është se kundërshtari i Prenges, Colliander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje. Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.

Komento

Komente

  • Mirditor: 18/12/2018 16:23

    I lumtë.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/12/2018 23:05

    Bravo!

    Përgjigju
    • life: 18/12/2018 19:27

      @ FREDI mos harro se esht fshatar nga mirdita injorant dhe debil FREDI esht qytetar

  • Mihal: 17/12/2018 21:40

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?