Periferi

Prerja e një lisi në Itali

19 Korrik 2020, 19:51| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 19:53

  • Share

Një bashki në një qytet të Italisë fqinje ka vendosur të presë një pemë dhjetëravjeçare lisi. Nuk është kaq e thjeshtë dhe sidomos bashkia e qytetit të vogël e ka përzemër të informojë komunitetin përmes një komunikate të publikuar në website e saj.

Më pëlqen veçanërisht ta prezantoj kështu siç e kanë shkruar ata, duke perceptuar ndjeshmërinë e komunitetit, të zgjedhur dhe zgjedhës, ndaj gjelbërimit. Pema e lisit do të pritet me datë 23 korrik 2020.

Njoftimi:

E enjte 23 korrik 2020

“Me datë 23 korrik 2020 nga ora 8.00 deri në orën 12.00 në rrugën Manzoni, mes urës së lisave dhe kalimit në anën e hyrjes së pasme të shkollës fillore, do të pritet një lis i madh amerikan për shkak të sëmundjes së shfaqur në bazën e trungut. Për të vlerësuar gjendjen strukturore të pemës dhe për të konsideruar ndërhyrjet e mundshme kuruese, u kryen nga agronomi i ngarkuar nga Bashkia, hetime të thelluara me rezistograf në zonën e dëmtuar ku u dallua një gërryerje e thellë e brendshme në trung. Sëmundja, e cila është shfaqur edhe në sipërfaqe pasi trungu është sulmuar nga kërpudhat dëmtuese, është e pashërueshme dhe e pandalshme, duke çuar pemën në tharje dhe duke rritur njëkohësisht rrezikun e rënies. Vendimi i prerjes së lisit u mor duke pasur parasysh madhësinë e pemës, përkuljen, dhe sidomos ndodhjen pranë shkollës fillore dhe rrezikun e rënies në një rreze që do të prekte territorin e shkollës”.

Të enjten, 23 korrik, do të ketë një lis më pak në bashkinë e gjelbër italiane, por kjo komunikatë tregon se sa mirë i ka bërë gjelbërimi njerëzve në qytetin e vogël në veri të Italisë.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lisa ss të dush: 20/07/2020 16:26

    Rpo mirë, edhe Erioni ynë pyeti gjithe Tiranën kur qethi pishat e bulevardit. Rama kë nuk pyeti kur cimentoi ekualiptet qindravjeçare në lungomare para dangëllise ( qe pjek mish qengji)...më të bukur janë tani, me gjethe ngjyrë gjelbër e shplare në të verdhë. Për mos thën sa mirë duken ashtu të zhveshur pa lëkurë ngaqë i ka rënë. Sa të thahen, mbjell ndonjë palmë si ato të autostradës ai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?