Drutë e sekuestruar

Pa kategori

Prerje e paligjshme e pyjeve, procedohen dy persona në Kukës! Dy të tjerë kapen duke transportuar peshk pa leje

26 Nëntor 2021, 15:01| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 15:11

  • Share

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 4 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se S.G., 31 vjeç dhe K.S., 45 vjeç, janë proceduar penalisht pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Sakaq, E.C., 61 vjeç dhe G.K., 52 vjeç, u proceduan për veprën penale “Peshkim i ndaluar”. Dy personat në fjalë u konstatuan duke transportuar një sasi peshku, që e kishin zënë në liqenin e Fierzës, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i Policisë
DVP Kukës/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 4 shtetas, 2 për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe 2 për "Peshkimi i ndaluar".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit: S. G., 31 vjeç dhe K. S., 45 vjeç, banues në Kukës, pasi janë kapur duke transportuar një sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës u proceduan penalisht për veprën penale "Peshkimi i ndaluar", shtetasit: E. C. 61 vjeç dhe G. K., 52 vjeç, banues në fshatin Shikaj, pasi u konstatuan duke transportuar një sasi peshku, që e kishin zënë në liqenin e Fierzës, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Kukës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?