Presh me mish të grirë nga zonja Vjollca

9 Dhjetor 2020, 11:19| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 11:20

  • Share

Presh me mish të grirë

1.5 kg presh

300 gr mish I grirë

2 kokrra qepë

1 lugë çaji piper I kuq

1/2  gotë pure domate ( Star)

kripë dhe piper të zi

1 gjethe dafinë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull e bardhë Ponti

ose limon sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastrojmë preshët dhe i presim ato në gjatësi 3 cm pjerrtas. Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepën të grirë deri sa ajo të zbutet dhe të bëhet transparente.

 Shtojmë mishin e grirë dhe së bashku i kaurdisim deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet plotësisht. Shtojmë preshët dhe i trazojmë duke i vendsour kapakun. I lëmë deri sat ë ulin pak volumin.

Shtojmë salcën, specin e kuq, kripë, piper të zi, dafinë dhe uthull ose limon. Pasi i trazojmë ngadalë, i vendosim përsëri kapakun me qëllim që preshi të nxjerrë lëngun e tij. Shtojmë Iifilxhan çaji ose 1 gotë ujë të nxehtë.

Ulim temperturën në mesatare dhe e lëmë të ziejë ngadalë për 40 minuta, duke e kontrolluar herë pas here që uji të mos shterojë plotësisht.

 

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?