Presh të mbushur
Përbërësit:
- 5 presh (pjesa e bardhë)
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj oriz
- ½ fç salcë domate
- ½ gotë verë
- Kripë, piper
Për salcën:
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 lgj salcë domate
- 1 lk miell
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshët i presim në copëza të mëdha dhe largojmë pjesën e brendshme. Kaurdisim për pak minuta pjesët e ndara të preshit ku do të vendosim mbushjen.
Pjesën e brendshme e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë imët. Shtojmë uthullën derisa të largohet era dhe më pas salcën me 1 lugë miell të tretur. Rregullojmë shijen duke shtuar një gjethe dafine.
Në një tas krijojmë mbushjen me mishin e grirë, orizin e zjerë, qepën e grirë, purenë e domates, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim preshët duke i rradhitur në një tavë. Sipër shtojmë salcën e përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.