Policia në vendngjarje

Preshevë/ Shqiptari plagos gruan serbe dhe më pas vret veten

8 Mars, 12:22| Përditesimi: 8 Mars, 12:25

  • Share

Një shqiptar nga Maqedonia ka plagosur me armë zjarri gruan e tij nga Serbia dhe më pas është vetëvrarë, siç raportojnë mediat serbe. Ngjarja ka ndodhur në një pikëpagesë në afërsi të Preshevës mbrëmjen e shkuar.

Siç raportohet nga mediat në Serbi, pas një debati, një shtetas i Maqedonisë së Veriut me kombësi shqiptare ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë. Policia bllokoi menjëherë atë pjesë të rrugës.

Shqiptari nga Maqedonia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë në spitalin e Vranjës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?