Derek Chollet

Presidenca e Kosovës njofton shtyrjen e vizitës së Derek Cholletit në Ballkan

30 Korrik 2023, 13:21| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 15:09

  • Share

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën me një delegacion amerikan në Ballkan, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se vizita e paraparë për 30 korrik me liderë shtetërorë të Kosovës, është shtyrë për shkaqe objektive.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina./REL

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?