Presidenca nis verifikimet për tre propozimet e KLGJ! Në filtër Sokol Sadushi, Ilir Panda e Ervin Pupës

7 Mars 2020, 13:58| Përditesimi: 7 Mars 2020, 14:07

  • Share

TIRANË - Presidenca nis verifikimet për tre kandidaturat e përzgjedhura nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë për tu emëruar gjyqtarë të lartë.

Burime nga Presidenca bënë me dije për Report Tv se ka nisur mbledhjen e dokumentacionit për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe procedurës së kandidimit të tyrë sipas legjislacionit në fuqi, e në rast se do të konstatohen shkelje sqaruan burimet propozimi do të refuzohet i argumentuar.

Më 27 shkurt KLGJ mori vendimet numër 110-111 dhe 112 ti propozojë presidentit të republikës emërimet për gjyqtarë të lartë të z.Sokol Sashuaj, z.Ilir Panda dhe z.ervin Pupe.

Ky propozim zyrtarisht u depozitua në presidencë duke respektuar edhe afatin 5 ditorë të anikimit më 5 Mars 2020.

Brenda 10 ditëve pra deri më 15 Mars presidenca duhet të shprehet nëse do të emëroj apo jo tre kandidatët për të cilët KLGj tashmë ka marrë një vendim.

Të tre kandidatët vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve dhe pritet që me përzgjedhjen e tyre të nis nga puna gjykata duke formuar kolegjet e para.

Por çfarë parashikon kushtetuta?

Në nenin 136 të saj thuhet: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit. Dekreti i Presidentit të Republikës për mos emërimin e kandidatit humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?