Nuk e kam fjalën për mediokritetin e djeshëm të Budinës në Presidencë, pasi tani ai mund të argëtojë vetëm spektatorë me listë. Në krahasim me Budinën, Ilir Meta është një aktor më i mirë. Ka më shumë temperament dhe i merr më seriozisht rolet. Por të dy i bashkon një gjë: Nuk kanë publik.
I pari nuk ka, se nuk ja ka dalë kurrë të bëhet aktor race, dhe nuk ka pasur kurrë spektatorin e vet. Tani ka përfunduar aktor skenash politike.
I dyti nuk u bë dot kurrë politikan popullor të kishte elektoratin e vet, dhe ka përfunduar aktor. Dhe të dy i bashkon fakti që improvizojnë publikun dhe sillen si udhëheqësa.
Ilir Meta ka kohë që e ka nisurr kthimin nga president në aktor, para se Budina të kthehej nga aktor në politikan.
Pa mbushur ende një vit në Presidencë, ai nisi të imitojë kryetarin e opozitës dhe të luajë rolin e tij. Dhe gjithë eksperimentet i bën në Presidencë.
Aty eksperimentoi dhe vuri në skenë dramën e revolucionit të molotovëve, që përfundoi në komedi për publikun dhe në tragjedi për opozitën.
Aty vuri në skenë skenarin e bojkotit të zgjedhjeve lokale, duke i shtyrë ato me dekret, e duke e kthyer në tragjedi për opozitën dhe komedi për atë, si president që nuk e mori seriozisht askush.
Pastaj filloi të aktronte si i çmendur dhe na bëri merak të gjithëve. Shkonte rrugëve të Bosnjës, kapte një mace dhe e puthte, pastaj një qen dhe e vërtiste në duar, pastaj takonte tifozë të Sëlltikut dhe shpallej tifoz me Sëlltikun, dhe e gjithë kjo, që ne të harronim çfarë kishte bërë me revolucionin e molotovëve dhe bojkotin e zgjedhjeve.
Pastaj filloi të luante rolin e njeriut normal, që kritikonte opozitën për bojkotin dhe djegien e mandateve. Pastaj filloi të luftojë korrupsionin dhe mori me radhë listat e tenderave që më parë i ndante ai, me shqetësimin se tani dikush tjetër i merr lekët.
Pastaj befas u bë patriot. Filloi të kërkojë llogari për marrëveshjen e detit që kishte firmosur vetë më 2009, dhe zuri të bridhte fshat më fshat të Shqipërisë, të gjente heronj që kishin sakrifikuar për këtë vend, e t’i bënte pasardhësit e tyre anëtarë të LSI. E zuri nga Mic Sokoli, e përfundoi tek lufta e Vlorës, duke bërë më rëmujë se sa është, gjithë historinë tonë.
Tani nga fundi është i mahnitur nga Faik Konica dhe Arben Malaj, dhe i citon të dy njësoj.
Por problemi është se nuk ndez asgjëkundi. Njerëzit e marrin prapë për aktor. Nuk e marrin seriozisht kur anulon zgjedhjet me dekret, nuk e marrin seriozisht kur shpall zgjedhje, pasi nuk i shkon njeri, nuk e marrin seriozisht kur çmendet e loz me qen e mace, nuk e marrin seriozisht as kur sillet normalisht, nuk e marrin seriozisht kur bën si atdhetar, nuk e marrin seriozisht as kur citon Ben Malajn.
Thjesht e kanë të fiksuar në kokë, që ky është ai burri i bllokut për të cilin u vranë katër vetë në Bulevard. Çdo gjë tjetër për të cilën ai po torturohet si aktor, nuk ja merr njeri seriozisht. Ndaj ka bërë mirë që ka thirrur Budinën në Presidencë. Të paktën të ketë një njeri në atë godinë që të paguhet si aktor. Se Meta paguhet për president.
Ke harru dhe ket tjetren Mero qe u bo tifoz me Tironen pastaj me Durresin.futbolli seshte si politika i her me PD pastaj me Ps.Kurse si akror eshte role per femije.po veshtire ti genjeje dhe ato
PërgjigjuPresidenca po ja kalon dhe lumit Lana per cfar permban su lende te pare
Përgjigjuna merove me kto drama mbi hiçin. pyt bolin a ka noj haber nga ambasada amerikone qi ti bosh noj anal(e)ise metodike
PërgjigjuTani Like Floririt i ka ngelur t'a kthejë presidencën në bordello,padyshim do ketë më shumë spektatorë se me Budinën me nder aktoro-politikan.
Përgjigju