Ilir Meta dhe Edi Rama

Presidenca-Ramës: Respekto urgjent 5 qershorin, se le nam! Ti i fute kriminelët në Kuvend, pse ke frikë të përballesh me Metën?

15 Tetor 2020, 17:06| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 17:26

  • Share

Pasi kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje presidentit Ilir Meta, duke thënë se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, duke shtuar se futja e e tij nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor, presidenca regon përsëri me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

Blushi teksa e quan Ramën trendi buburrec, i ka kërkuar që të respektojë 5 qershorin, ku nuk ndal dhe akuzat se sipas tij ka qenë ai që ka futur në parlament kriminelët.

"Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidentin ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët", shkruan Blushi.

Sakaq ai i ka kujtuar Ramës ftesën për përballje në studio me Metën, ndërsa e ka pyetur se përse ka frikë që të shkojë.

"Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në Përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët! Ora e Përballjes po afron! As në skutat e Tëitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit", shton zëdhënësi i Metës.


Lajmi kryesor:

Meta 'kode' Ramës: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë! Kryeministri: Krim, përfshirja e presidentit dhe futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?