Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku kandidatët e VMRO dhe LSDM janë në balotazh. Për të folur për situatën në vendin fqinj dhe faktorin shqiptar atje, ishte i ftuar analisti Leart Kola. Ai u shpreh se dukshëm ka një favorizim të një partie anti-shqiptare si VMRO DPMNE.
'Kanë qenë të njëjtët kandidatë në zgjedhjet e kaluar dhe rezultati ishte i përmbysur, për të treguar si ka ndryshuar. Për fat të keq dhe përçarjes kemi kandidatin e LSDM, Pendarovski, që ka pasur një mbështetje të shkëlqyer ndaj komunitetit shqiptar, ajo që do kemi për fat të keq kandidatja e VMRO është e kundërta e Pendarovskit, qartazi anti-shqiptare.
Ka hapur tema dhe plagë që nuk paramendoheshin se do diskutoheshin më në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët janë duke e bllokuar këtë lloj procesi. Nëse nuk arrihet 40% e votuesve zgjedhjet do të duhet të ribëhen. Mendoj se do arrihet duke pasur parasysh votat e tjerë të djathtë. Po të bashkojmë votën maqedonase, është i arritshëm. Nuk besoj se do ketë krizë presidenciale', thotë Kola.
Sakaq, Kola kritikoi dhe ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë pasi i hoqi mundësinë shqiptarëve të jenë faktor me votën e tyre duke sjellë përçarjen me mbështetjen ndaj Arben Taravarit.
'Nëse shqiptarët nuk do nxirrnin kandidatë për zgjedhje presidenciale dhe do mbështesnin kandidatin e LSDM, ne do kishim mundësi të mos kishim këtë situatë të VMRO. LSDM është totalisht e dekurajuar. Janë të favorizuar edhe prej rezultateve të presidenciale vota e të djathtëve. Problemi i parë i zotit Kurti ishte që bindi zotin Taravarin të merrte pjesë.
Kandidati i BDI mori mbi 40 mijë vota më shumë se kandidati i mbështetur nga zoti Kurti. Nuk kishte kohezion. Nuk është një risi, ajo që shtyu zotin Taravari të kandidojë. Taktikisht shqiptarët kanë vendosur cili do jetë presidenti. Dihet se do jetë nga rradhët e komunitetit maqedonas. Mendoj se taktikisht shqiptarët kishin vepruar mirë deri tani, pasi përcaktonin zgjedhjen e presidentit.
Ndërhyrja e zotit Kurtit ja pamundësoi shqiptarëve që edhe të kishin një kandidat në balotazh por që edhe të kishin mundësi që të influenconin në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Ndërhyrje e papjekur. VMRO është një parti që në këto zgjedhje do bëjë koalicion me lëvizjen ZNAM që ka një retorikë antishqiptare dhe Levica një parti që as nuk takohet me perëndimorët. Po shkel gjithë angazhimin europian dhe kursin europian', shton Kola.
Kola vijon më tej duke e konsideruar të gabuar taktikën e Kurtit, pasi lëvizja që ai mbështeti mori një rezultat mjaft të dobët në raundin e parë.
'Një moment që nuk e di si do justifikohet zoti Kurti. Ky është ndërhyrja e disatë që Vetëvendosja bën në Maqedoni, po kësaj here ishte inkursion qeveritar. Kjo nuk është fshehur. Albini ka pasur një gjuhë paksa foshnjore. Deklarata e tyre ka qenë publike për të votuar koalicionin Vlen, këshilltari i tij është në listat e Vlen', thekson ai.
Ndërkohë që pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut edhe këtu duket se VMRO do rikthehet se forcë udhëheqëse, por gjë e cila mund të sjellë konfliktet e vjetra etnike të para viteve 2000.
'Çfarë ishte arritur me koalicionin e partive shqiptare me LSDM ishte një gjë e jashtëzakonshme për Ballkanin. E minimizoi konfliktin etnik. Nuk ka revanshizëm në këtë mes. Por paska qenë perceptim i gabuar. Kjo diferencë votash tregon se aty paska pasur një lloj sikleti nga kjo prezencë e dukshme e shqiptarëve. Mbase konflikt në kuptimin klasik, por premtimet e kësaj të djathte janë shumë të rrezikshme. Bllokohet procesi i integrimit, futet në një qerthull konflikti me Greqinë. Një situatë që jo vetëm mund të sjelli një konflikt për faktin e mospërfshirjes së shqiptarëve në qeveri, mendoj se Maqedonia e Veriut do kthehet në një situatë t para vitit 2005-2006, konflikti me Bashkimin Europian', vijon më tej Kola.
Kola dha edhe një koment për mbështetjen e Ilir Metës ndaj VMRO, duke e cilësuar të turpshme dhe groteske që i del përkrah ish-kryeministrit Gruevski, që tashmë është në arrati dhe as partia e vet nuk e do.
'Zoti Meta është një fatkeqësi e jashtëzakonshme. Të proklamosh Gruevskin që është në arrati, as partia e tij nuk e do më. Ka marrë distancat vetë kjo parti nga ky njeri. Vetëm Meta mbush mediat në Shqipëri dhe thotë të fitojnë këta. VMRO përveç zotit Meta, nuk ka asnjë shqiptar tjetër që thotë për VMRO do e mbështes. I vetmi shqiptar specifik. E kemi pasur president, është një turp i jashtëzakonshëm. Të paktën të flasi për Mickoskin, nuk mund të flasi për një njeri në arrati. Palaçollëqe në nivelin grotesk me atë që bën Albini', përfundon ai.
Analisti Leart Kola teksa po fliste në 'Studio Live' për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, komentoi edhe mbështetjen e Metës për ish-partinë e Gruevskit, VMRO DPMNE.
Kola e konsideron Metën në këtë rast si një fatkeqësi të jashtëzakonshme, pasi një ish-president, mbështet një të korruptuar në arrati si Gruevski që nuk e do më as partia e tij.
'Zoti Meta është një fatkeqësi e jashtëzakonshme. Të proklamosh Gruevskin që është në arrati, as partia e tij nuk e do më. Ka marrë distancat vetë kjo parti nga ky njeri. Vetëm Meta mbush mediat në Shqipëri dhe thotë të fitojnë këta. VMRO përveç zotit Meta, nuk ka asnjë shqiptar tjetër që thotë për VMRO do e mbështes. I vetmi shqiptar specifik. E kemi pasur president, është një turp i jashtëzakonshëm. Të paktën të flasi për Mickoskin, nuk mund të flasi për një njeri në arrati. Palaçollëqe në nivelin grotesk me atë që bën Albini', u shpreh Kola.