President, kryeministër apo kryetar Kuvendi? Meta: Jam ndjerë më mirë në Presidencë! Mezi pres të rikthehem për mandatin e dytë

25 Korrik 2022, 19:46| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 20:07

  • Share

 

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se nga 3 pozicionet më të larta që ka mbajtur, është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye thotë se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.

“Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?