Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov

Bota

President shqiptar për Maqedoninë? Mediat: Dy kandidatët që mund të zëvendësojnë Ivanovin

17 Maj 2018, 16:38| Përditesimi: 17 Maj 2018, 16:51

  • Share

Maqedonia mund të ketë një president të kombësisë shqiptare në të ardhmen. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dje në një debat të organizuar para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme konsensuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni”, ishte një nga deklaratat e një qytetari të Tetovës. Ndërsa Kryetarja Arifi u përgjigj se tani nuk është në planet e saj, por të ardhmes nuk i dihet dhe mund të jetë presidente. “S’jam e shtetit, por në të ardhmen mund të jem”, ka deklaruar Kryetarja Arifi.

Para Arifit edhe një shqiptar tjetër ka shprehur pretendime për postin e presidentit të Maqedonisë, si pasues të Gjorge Ivanov. Bëhet fjalë për gazetarin dhe opinionistin e njohur, Ejup Berisha, i cili një kohë ka qenë edhe anëtar i kabinetit presidencial./Ina-online/


(Teuta Arifi dhe Ejup Berisha, dy kandidatët e përfolur si pasues të Gjorge Ivanov)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?