Presidenti Aleksandër Vuçiç: Serbët preferojnë konflikt të ngrirë me Kosovën, unë jo. Të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin

6 Mars 2020, 17:32| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:35

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitws në Uashington, ka dhënë një intervistë për ‘Foreign Policy’, për të diskutuar ndër të tjerash edhe rreth marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Vuçiç ka thënë se shpreson që Kosova do të heq taksën dhe kjo, sipas tij, do të ndodhë për shkak të presionit amerikan.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike dhe të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur deri në këtë pikë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiç

Ndërsa, në pyetjen se nëse Kosova do të largonte taksën ndaj produkteve serbe, a do të ishte Serbia ajo që do të përgjigjej me ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, presidenti serb ka thënë:

“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendoseshin ato tarifa. Unë e kuptoj domosdoshmërinë për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumicë dërrmuese”.

"Pa marrëveshje do të humbisnin të dyja palët, pa marrëveshje nuk ka fitues. Të dy vendet duhet të marrin garanci për një të ardhme shumë më të mirë”- tha presidenti serb.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?