Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump: Nuk e kam në plan ta shkarkojë zëvendësprokurorin e përgjithshëm

9 Tetor 2018, 23:55| Përditesimi: 10 Tetor 2018, 00:57

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar se nuk e ka në plan ta shkarkojë zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein, që mbikëqyr hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Teksa dilte nga Shtëpia e Bardhë dje për të shkuar në Florida ku do të mbante një fjalim, ndërsa Rosenstein do të udhëtonte me të në avionin presidencial, Trump u është shprehur gazetarëve se ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me numrin dy të Departamentit të Drejtësisë.

Mirëpo udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara e ka sulmuar herë pas here Rosenstein lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar hetimin për Rusinë.

Trump ka deklaruar se nuk e njihte zotin Rosenstein para se të bëhej president, por shtoi se:

Ka pasur mundësi ta njohë dhe shkon shumë mirë me të. 

              Donald Trump

Gjithashtu të dy ata patën një takim prej gjysmë ore në avion dhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se kjo do të thotë që Rosenstein vazhdon të jetë në post.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?