Joe Biden nis sot vizitën e tij të parë zyrtare në Meksikë ku do të diskutoj për çështjen e emigracionit dhe drogës së prodhuar nga kartelet meksikane, drogë e cila përdoret nga miliona njerëz në SHBA. Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan po tregon vendosmërinë e tij në këto dy çështje kryesore, mënyrë e cila e bën më të besueshëm për të kandiduar për një mandat të dytë për president.
Në SHBA, janë arrestuar gjithsej 2.3 milion njerëz vetëm në vitin 2022 e pritet që me diskutimet me zyrtarët e Meksikës të zbulohen e të arrestohen edhe persona të tjerë që merren me trafikimin e drogës.
Para se të nisej për në El Paso, ai njoftoi një program që do të lejonte deri në 30,000 qytetarë të Kubës, Haitit, Nikaraguas dhe Venezuelës të emigrojnë në vend në baza për sa kohë që ata kanë një sponsor amerikan.
Ata që hyjnë ilegalisht në SHBA do të vazhdojnë të jenë në rrezik dëbimi. Përballë një numri rekord arrestimesh të emigrantëve të mundshëm në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden akuzon republikanët për bllokimin e një plani më ambicioz.
Takimi dypalësh do të diskutojë gjithashtu çështjen e fentanilit, një droge sintetike 50 herë më e fuqishme se heroina, prodhimi dhe trafikimi i së cilës kontrollohet nga kartelet meksikane, sipas Agjencisë Federale të Zbatimit të Drogës (DEA).
Gati dy të tretat e 108,000 vdekjeve nga mbidoza të regjistruara në SHBA në vitin 2021 përfshijnë opioidet sintetike. Dhe në vitin 2022, autoritetet amerikane kapën më shumë fentanil sesa do të nevojitej për të vrarë të gjithë popullsinë amerikane, sipas DEA.
Para mbërritjes së Bidenit, Meksika arrestoi Ovid Guzman të enjten një prej trafikantëve më të mëdhenj të metamentit gjatë një operacioni që rezultoi në vdekjen e dhjetë anëtarëve të forcave të rendit dhe 19 anëtarëve të kartelit Sinaloa.
Ndryshimet klimatike do të jenë gjithashtu në menunë e bisedimeve pasi të dy vendet njoftuan në COP27 një plan investimi për energjinë e rinovueshme prej 48 miliardë dollarësh, në të cilin Meksika u zotua të zgjerojë objektivat e saj për reduktimin e gazit serrë deri në vitin 2030.