Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur që të mbledhë më 23 janar Këshillin e Sigurimit në kuadër të zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar mbi analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.
Mësohet se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ka si synim dhënien e një panorame të plotë të gjendjes së sigurisë kombëtare në vendin tonë dhe të diskutojë mbi përcaktimin e prioriteteve të vitit në vijim.
“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”-thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Komente
