Papa Leone i XIV dhe Bajram Begaj

Sociale

Begaj dhe Spiropali mesazh për Papën e ri: Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri

8 Maj, 20:12| Përditesimi: 8 Maj, 22:08

  • Share

Urimeve të shumta për zgjedhjen e Papës së Ri i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj shpreh bindjen se Papa Leo XIV do të kuntribuojë me gjithë fuqinë në shërbim të kauzës paqësore.

Urimi i Presidentit Bajram Begaj:

Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!

Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

Në emër të të gjithë popullit shqiptar i uroj Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë!

Pas Begajt ka uruar dhe Spiropali Papën e ri Leone XIV. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar Papa Leone XIV, i cili u zgjodh sot udhëheqës i Kishës Katolike.

Postimi i Spiropalit:

Habemus Papam!

Kardinali Robert Francis Prévost, Papa Leone XIV, është udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari Papë amerikan në histori.

Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, nga zemra e Krishtit të ringjallur, qoftë me Ju, Ati i Shenjtë Papa Leone XIV, dhe me të gjithë ne, besimtarët, njerëzit, popujt e kombet në të gjithë botën!”

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?