Presidenti Bajram Begaj

Politikë

Presidenti Bajram Begaj uron kampionen botërore të peshëngritjes: Krenarë për arritjet e Enkiledës

4 Maj, 16:02| Përditesimi: 4 Maj, 16:18

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru.

Kreu i Shtetit përgëzoi edhe trajneren e saj, Eglantina Kalemi, për punën me përkushtim e pasion në përgatitjen e sportistes.

“Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20!

Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”- shkroi Presidenti i Republikës në rrjetet e tij sociale në Facebook dhe X.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?