Presidenti Begaj dekreton ndryshimet e kabinetit qeveritar, firmos emërimin në detyrë të 7 ministrave të rinj

9 Shtator 2023, 10:36| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 11:42

  • Share

Menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në Kazakistan, Presidenti Bajram Begaj hodhi pa asnjë hezitim firmat për ndryshimet e kabinetit qeveritar që kryeministri Edi Rama bëri publike në Asamblenë Kombëtare të PS-së të mbledhur më 4 shtator. Ndërsa lista e dërguar nga kryeministria mbërriti në institucionin e Presidencës dy ditë më pas.

Ditën e hënë rreth orës 14 :00 do të zhvillohet seanca e posaçme parlamentare për votim të ministrave të rinj. Po të hënën pas seancës, ministrat do të betohen në presidencë.

Ndryshimet e reja në qeveri konsistuan në largimin e 4 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj si dhe me shkrirjen e ministrisës së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe krijimin e një ministrie të re,Ministrinë e Pushtetit Vendore.

Nga e hëna në kabinetin e ri qeveritar do të jetë me Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re), Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti, Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit.

Ndërsa Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, Edona Bilali dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë. Ogerta Manastriliu e cila deri tani drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë do të marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Nga ana tjetër Delina Ibrahimaj e cila drejtojnte Ministrinë për Ekonominë dhe Financa do të marrë drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin. 

Dekretohet emërimi i
Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): 
Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti
Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit  

 

Dekretohet shkarkimi i
Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti
Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit
Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtari: 09/09/2023 10:55

    Nga avioni ne zyre me vrap se bente vaki me i firmos neser ku do futeshe o i zi me boje..ah medet per kete popull kush e perfaqson

    Përgjigju
  • Shqipëria: 09/09/2023 10:39

    Nuk e prisja, ky po hahet dhëmb më dhëmb me qeverinë, asnjeri nuk i priste këto dekretime. KUKULL, ishim anku me Liken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?