Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë: Audio-guidë edhe në gjuhën ukrainase

17 Prill 2023, 11:40| Përditesimi: 17 Prill 2023, 11:46

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda, gjatë vizitës së tyre në Korçë kanë vizituar edhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në këtë qytet. Begaj shkruan në Facebook se 4 në këtë muze mund të eksplorohen nga afër kryeveprat me një audio guidë në 4 gjuhë, përfshirë atë ukrainase, e cila është vendosur me iniciativën e Olena Zelenska si dhe me mbështetjen e bashkëshortes së presidentit shqiptar.

“Në vijim të nismës për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, së bashku me Armandën vizituam Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Rreth 150 kryemjeshtra të artit mesjetar, që nga Onufri tek Konstandin Shpataraku, mund të eksplorohen nga afër, duke dëgjuar për ta edhe përmes një audio-guide në 4 gjuhë, ku veçanti është përfshirja e gjuhës ukrainase. Kjo gjuhë është bërë pjesë e audio-guidës së muzeut, përmes një iniciative të kërkuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e Armandës, duke konfirmuar nje tjetër herë se popujt mund dhe duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes vlerave më të larta njerëzore”, shkruan Begaj teksa poston edhe një video nga vizita në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?