Bajram Begaj dhe Alastair King Smith

Politikë

Begaj do marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla! Ambasadori britanik: I lumtur që do i bashkohet liderëve historikë

2 Maj 2023, 13:59| Përditesimi: 2 Maj 2023, 14:34

  • Share

Presidenti Bajram Begaj do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ambasadori britanik, Alastair King Smith ka zhvilluar takim në presidencë me Bajram Begajn mëngjesin e sotëm për t'i thënë se është i lumtur që nuk do të mungojë në këtë ngjarje historike për Britaninë.

“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t'i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Twitter.

Më 6 maj do të bëhet kurorëzimi i mbretit Charles, dhe mbretëreshës Camilla në Westminster Abbey, ku do të jenë rreth 2000 të ftuar. Të ftuarit e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles, pritet të pasqyrojnë një Britani moderne dhe multikulturore. Ftesat tashmë janë dërguar dhe përgatitjet e ceremonisë kanë nisur.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Princi Harry që do të udhëtojë nga Kalifornia, por siç dihet tashmë pa bashkëshorten e tij, Dukeshën e Sussex Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Ndërkohë, edhe Dukesha e Jorkut do të humbasë kurorëzimin, por pritet të përfshihet në një festë private të familjes mbretërore pas ceremonisë. Në kurorëzimin e Mbretit do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të familjeve mbretërore të huaja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?