Bajram Begaj dhe Donald Trump

Politikë

Presidenti Begaj merr letër nga Trump: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurtë

15 Gusht, 11:34| Përditesimi: 15 Gusht, 11:55

  • Share

Presidenti Bajram Begaj mori sot një letër nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh, Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve, mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, shkruan Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

Letra e kreut të Shtëpisë së Bardhë pason mesazhin që Begaj përcolli për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?