Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Begaj fjalën në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Para krerëve të shteteve e qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Begaj tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti.
Ndalur te Shqipëria, Begaj tha se vendi ynë është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar. Presidenti ka theksuar se zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është një përpjekje kombëtare kolektive, ku janë të angazhuara të gjitha institucionet dhe shoqëria civile.
“Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile,”* – tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga aktorë e partnerë joqeveritarë.
Presidenti Begaj tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030.
“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim, ” tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Begaj.
Më 18 dhe 19 shtator, po mbahet në Nju Jork, Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ky samit, i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në qendër të vëmendjes së shteteve dhe qeverive nevojën për trajtimin me përparësi të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe avancimin e Agjendës 2030, pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus kundër Ukrainës dhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi.
/AXL/,te gjithe qe hyjne ne ndertesen e OKB nga pastruesi deri te udheheqesit e vendeve te botes jane te detyruar t'a mbajne ate badge,as miza nuk hyn atje pa patur nje te tille.Eshte ceshtje sigurie.
PërgjigjuPolitika dhe qeverisja e nje vendi mund te zevendesohen shume mire tashme nga teknologjia blockchain e cila me ane te nje roboti qe vepron i integruar me inteligjencen artificiale (BOT AI). si politika dhe qeverisja kane ne thelb mireadministrimin e te hyrave publike dhe rishperndarjen e tyre ne funksion te zhvillimit dhe mireqenies se qytetareve. nje algoritem i thjeshte e realizon me precizion te larte synimin qe kerkohet te arrihet. e thene kjo ne kontekstin e vizites se Presidentit tone dhe shpures se tij prej 22 persona (shoke dhe bashkeshortet respektive) fjalimi i mbajtur eshte produkt i Chat Gtp dhe z. Begaj eshte lexues i ketij fjalimi. dhe per kete jane shpenzuar mbi 100.000 USD per 3 dite. wtf
PërgjigjuPresidenti vetëm me atë BADGE me kapse në podium gjatë fjalimit dëshmon se jemi një shtet PA PROTOKOLL.. sekretari dhe protokollari i presidencës vika nga lopët.. ose presidenti i ka ngelur gozhda e ushtarakut
Përgjigju