Presidenti Begaj

Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD

19 Nëntor, 16:34| Përditesimi: 19 Nëntor, 18:27

  • Share

TIRANË - Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis ditën e nesërme (20 Nëntor) konsultimet me partitë poltike, në funsksion të dekretit për datën e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Te mërkurën Presidenti Begaj do presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK. Të enjten do presë përfaqësues nga PL. 

Konsultat me dy partite kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t'i zhvillojë më 25 nëntor.

Konsultimet e Begaj nesër (20 Nëntor) do nisin në orën 10:00. LZHK dhe PR konfirmojnë prezencën e tyre, teksa formacioni i parë politik shpërndau edhe një njoftim zyrtar. 

“Takimi konsultues mbi zgjedhjet 2025 zhvillohet nesër tek Presidenca, ora 10:00!”, njofton ndër të tjera LZHK. 

Kurse në orën 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL.

“Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) konfirmon pjesëmarrjen në takimin e kërkuar nga Kryetari i Shtetit, z. Bajram Bega, me partitë parlamentare, i cili do të zhvillohet nesër, më datë 20 nëntor 2024, ora 12:30. Ky takim këshillimor ka për qëllim diskutimin mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. PLL do të përfaqësohet nga Kryetari i Partisë, Shpëtim Axhami”, thuhet në njoftimin e PLL.

Ndër të tjera, PLL shpjegon se do të kërkojë që data e zgjedhjeve të caktohet në respekt të plotë të afateve kushtetuese dhe të shqyrtohet mundësia e shpalljes së saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me hapjen e listave. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?